TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 10 vjeçar me iniciale K.V., ka goditur për vdekje me thikë vëllain e tij 13 vjeçar me iniciale Gj.V., në fshatin Baltëz të Fierit.
Sipas njoftimi të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.
Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. TPZ.AL