AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 10:21

Kotzias akuza ministrit të Mbrojtjes greke: Hodhi tone balte

Kotzias akuza ministrit të Mbrojtjes greke: Hodhi tone balte

Gjatë një interviste në Kreta TV, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka hedhur akuza të rënda për ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos.

Kotzias tregoi se diskutimi për marrëveshjen e Prespës në këshillin ministror u mbulua me ton balte nga ministri i Mbrojtjes, jo vetëm për fonde sekrete por edhe me akuza se qeveria paguhet nga Soros të blejë të huaj për interesa.

“I vetmi që reagoi kundër isha unë, në një qeveri që kërcënohet madje në këtë formë nuk kam vend. Tjetër ministër duhet të largohej. Por…”, shpjegoi Kotzias.

Lidhur marrëveshjen e Prespës ish-ministri theksoi se “janë kryer 4 takime ministrore të cilat Kamenos nuk ka pranuar te paraqitet.

Kotzias ka bërë të qartë se marrëveshja mund të arrinte në dhjetor në parlamentin grek, çfarë binte në kundërshtim me interesat e ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos, që paraqiti dhe një plan B, pa dijeninë e tij në Amerikë.

“Madje, ky plan B u paraqit dhe si strategjia serioze e palës greke, duke e nënvleftësuar marrëveshjen e Prespës si jo primare për qeverinë”, tha Kotzias. TPZ.AL