AKTUALITET, 19 October 2026, 15:18

Pasi hoqën pllakat e trotuarit, protestuesit u vendosën në Parkun Rinia, policia i largon me ujë dhe gaz lotsjellës

Pasi hoqën pllakat e trotuarit, protestuesit u vendosën në Parkun

Pas heqjes së pllakave të gurit te Ministria e Arsimit, protestuesit janë zhvedosur te parku 'Rinia'.

Nga pamjet, shihet se protestuesit kanë nisur sërish të furnizohen me gurë për sulme të tjera ndaj policisë.

Pas një shpërndarjeje pas sulmit në Gjykatën e Apelit, protestuesit u mblodhën për disa çaste në Parkun Rinia.

Pasi forcat e rendit i lanë të qetë për disa çaste, policia ka avancuar me autobotet e ujit për të shpërndarë protestuesit.

Më pas policia hodhi shumë gaz lotsjellës, duke i kapur në befasi protestuesit.

Pasi hoqën pllakat e trotuarit, protestuesit u vendosën në Parkun