AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 09:39

AKU bllokon 2.5 ton peshk e karkaleca jashtë kushteve higjieno-sanitare

AKU bllokon 2.5 ton peshk e karkaleca jashtë kushteve higjieno-sanitare

Ditën e sotme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.5 ton peshk e karkaleca të ngrirë në një “Magazinë Frigoriferike” në Tiranë.

Peshku dhe karkalecat mbaheshin jashtë kushteve higjieno-sanitare. Përveç sekuestrimit të ushqimit AKU i ka vendosur gjobë biznesit.

Njoftimi i plotë i AKU:

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të ndryshme operator të biznesit ushqimor, specifikisht edhe në magazina frigoriferike.

Kështu gjatë një kontrolli në subjektin “ALB ORCA”, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike” u konstatua dhe u bllokua sasia prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes (ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme); gjithashtu subjekti nuk dispononte dokumentacionin e duhur për gjurmueshmërinë e produktit.

Për sa më sipër ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

TPZ.AL