AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 11:56

Basha në Vaun e Dejës: Rama gënjeu fermerët!

Basha në Vaun e Dejës: Rama gënjeu fermerët!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me fermerët e fshatit Kosmaç në Vaun e Dejës.

Basha ka dëgjuar të gjitha shqetësimet e banorëve lidhur me tregun për të shitur produktet, lëvrimin e subvencioneve, të cilat sipas tij, kanë qenë premtime por nuk janë mbajtur.

“Keni aplikuar subvencione, sepse kjo qeveria ka pohuar se do të shpërndahen subvencion. Kushtet e favorshme, kultura e punës është e mirë. Prodhimi është i bollshëm. Problemi është se nuk ka ndihmë nga shteti. Aksesi në treg pengohet nga shteti.”, u shpreh Basha.

Fermerët treguan se fshati Kosmaç ka rreth 500 shtëpi, të cilat janë aktive me punë dhe merren me prodhime bujqësore. Sipas tyre, problemi më i madh është mungesa e tregut.

“Skemi ku me shit mallin, e shesim në formë private.

Problemi më i madh është sigurimi i tregut. Nuk kemi marrë asnjë subvencion”, tregoi njëri nga banorët. TPZ.AL