AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 10:29

Audio-përgjimi “Babale”, gjykata lë në burg Fredi Alizotin

Audio-përgjimi “Babale”, gjykata lë në burg Fredi

Gjykata nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për Fredi Alizotin, i akuzuar për imitimin e zërit të Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm. Pavarësisht kërkesës së Alizotit gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili akuzohet për kallëzim të rremë, është lënë në fuqi dhe masa detyrim paraqitje.

Avokati i Jetmir Olldashit, Çlirim Gjata deklaroi para gazetarëve, se nuk ka prova për klientin e tij për këtë akuzë, ndërsa shtoi se procesi është i montuar politikisht.

Gjatë seancës së sotme nuk janë lejuar mediat.  TPZ.AL