AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 09:11

LAJMI I FUNDIT/ Tiranë, 45 vjeçari vdes në komisariatin e policisë

LAJMI I FUNDIT/ Tiranë, 45 vjeçari vdes në komisariatin e

45 vjeçari me iniciale D.R., ka humbur jetën brenda komisariatit të policisë Nr. 3 në Tiranë.

Në trupin e 45 vjeçarit nuk janë gjetur dëmtime ose shenja dhune, dyshohet se mund të ketë humbur jetën si pasojë e ndonjë arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç.

Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.

Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes. TPZ.AL