AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 10:37

Operacioni i policisë, Basha: Peshku i madh Vangjush Dako është i lirë, krimi nuk luftohet me Ramën

Operacioni i policisë, Basha: Peshku i madh Vangjush Dako është i

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj operacionit të fundit të policisë kundër bandave kriminale.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Basha ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon si "peshkun e madh" , ndërsa prokurorinë e akuzon për prishje provash.

Akuza e Bashës:

3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako, peshku i madh i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë, njëlloj si bosët e krimit nga Admir Hoxha tek Klement Balili dhe Lul Berisha.

Nuk ka luftë kundër krimit por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri. TPZ.AL