AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 10:00

2.8 mln euro korrupsion, prangoset ish-ministri i Mbrojtjes së Greqisë

2.8 mln euro korrupsion, prangoset ish-ministri i Mbrojtjes së Greqisë

Mbrëmjen e djeshme policia greke ka arrestuar ish-ministrin e mbrojtjes Janis Papantoniu, pasi akuzohet për korrupsion.

Në aferat korruptive është përfshirë edhe bashkëshortja e tij Stavrula Kuraku, tashmë e arrestuar.

Të dy akuzohet për korrupsion dhe 2.8 milionë euro para të zeza, nga kontrata për 4 fregata moderne e pajisje të tjera ushtarake.

Ioannis (Janos) Papantoniu ka qenë pjesë e PASOK që prej vitit 1981, duke mbajtur disa poste, si ministër i Ekonomisë në vitin 1994, ripërsëritet 1996-2001.

Ministër i Mbrojtjes 2001-2004. Llogaria e parë sekrete që hapi dosjen u zbulua me listën Lagarde. Tashmë Papantoniu do të përballet me drejtësinë greke. TPZ.AL