TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosoves, Ramusha Haradinaj ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në qytetin e Shkodrës. Haradinaj është takuar me kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi, të dy kanë vendosur kurora me lule tek busti i Isa Boletinit.
Duke folur pas homazheve, Haradinaj tha se është i kënaqur që ndodhet në qytetin e Shkodrës, i cili e ka shpallur “Qytetar Nderi” në kohën kur ishte i burgosur.
Kryeministri i Kosovës deklaroi se vazhdon puna për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe se për këtë ka marrë mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve të huaj. Haradinaj do ketë një vizitë në bashkinë Shkodër dhe në një prej muzeve. TPZ.AL