AKTUALITET, 24 Tetor 2018, 11:26

Ndërpritet seanca, Ndoka dhe Çuko kërkojnë gjykim veç nga ‘Avdylajt’

Ndërpritet seanca, Ndoka dhe Çuko kërkojnë gjykim

Ndërpritet seanca për masën e sigurisë ndaj ‘Avdylajve’. Arsyeja ka qenë kërkesa e dy ish-deputetëve Arben Ndoka dhe Arben Çuko për veçimin e çështjes.

Ndoka dhe Çuko kanë kërkuar të gjykohen veças nga personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Vol-vo 4”.

“Ne nuk kemi lidhje me grupin e të arrestuarve, ndaj kërkojmë të gjykohemi veç”, kanë thënë ata.

Trupi gjykues është tërhiqur për të vendosur mbi veçimin ose jo të çështjes çka ka sjellë dhe ndërprerjen e seancës.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka pasur sot masa të rrepta sigurie për daljen në gjyq për rivlerësimin e masës së arrestit ndaj të gjithë personave të arrestuar nga operacionet e ditëve të fundit, që nga Hasi deri tek ai në Sarandë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për 34 persona që do të dalin në gjykatën e Krimeve të Rënda me akuza të ndryshme.

E pikërisht nisur nga numri i madh i perosnave, policia e Shtetit ka rrethuar Gjykatën në masa të forta sigurie. Për një pjesë të tyre vendimi do të jepet në mungesë.

Të arrestuar:

1. Hajri Seferi

2. Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)

3. Shkwlqim Avdyli

4. Astrit Avdyli (alias Sulejmani)

5. Saimir Gjepali

6. Altin Avdyli

7. Jasin Avdyli

8. Fatos Llaftiu

9. Denis Llaftiu

10. Esat Mehmeti

11. Saimir Sulejmani

12. Elis Guri

13. Ilirjan Prifti

14. Petro Kuci (alias Abedin Kuci )

15. Bledar Koci

16. Ardit Gjyriqi

17. Elton Shehaj

18. Armand Spiro

19. Arben Cuko

20. Artur Balla

21. Arben Ndoka

22. Gjevi Ndoka (alias Xhevair)

23. Bledi Ndokaj

24. Lule Zeneli

25. Luigj Paloka

26. Kol Lleshi

27. Vlash Gazulli

28. Zef Ndoka

29. Mimoza Ndoka

30. Paulin Simoni

31. Vasil Nika

32. Genc Zeneli

33. Marjeta Perskura

34. Zef Lazri.