TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar ditën e sotme katër autorët e dyshuar për vjedhjen e disa banesave në Fier. Gjatë operacionit të koduar “Brava” kanë përfunduar në pranga 23 vjeçari Emanuel Doda, 21 vjeçari Lediona Preçi, 24 vjeçari Bledar Skënderaj dhe 22 vjeçari Klaustin Zeneli, banues të katër në Vlorë.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa prej sendeve të vjedhura dhe sendet me të cilat kryenin vjedhjet.
Autorët thyenin bravat e dyerve të shtëpisë më pas vidhnin sendet me vlerë.
Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1.Emanuel Doda, 23 vjeç, banues në Vlorë.
2.Lediona Preçi, 21 vjeçe, banuese në Vlorë.
3.Bledar Skënderaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.
4.Klaustin Zeneli, 22 vjeç, banues në Vlorë.
Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin.
Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 23.10.2018 këta shtetas janë kapur me sende të vjedhura në banesat e shtetasve P.Th dhe O.T në lagjen “15 Tetori” Fier .
Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të mëparshme në qytetin e Fierit ku dyshohen se autorë janë këta shtetas.
Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje banesash edhe ne qytetin e Vlorës për dokumentimin e të cilave po punohet me Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.
TPZ.AL