TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herët policia pati një aksion të fortë për të shpërndarë protestuesit dhe për t’i arrestuar ata.
Në pamjet që shihni, është një rrugicë në afërsi të zonës së Medresesë, ku disa protestues vrapojnë për t’i shpëtuar policisë, duke u hedhur më pas edhe nga disa barriera.
Në momentin që në zonë mbërrin një grup efektivësh, dëgjohet një i mitur duke qarë dhe duke iu lutur të mos e dhunojnë, teksa thotë se nuk po bënte asgjë të keqe dhe se po i ndante.
Ai dëgjohet duke thënë "Jam i vogël, jam shumë i vogël", ndërsa pas disa minutash policia largohet.