TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi, duke komentuar revoltën studentore që ka shpërthyer në Tiranë, deklaroi në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, se përballë Ramës së gjithëpushtetshëm, opozita ka humbur kredencialet dhe kjo rrezikon që të pengojë rrotacionin për shumë kohë, madje duke e lënë Ramën në pushtet më gjatë se Enver Hoxhën.
Pjesë nga biseda:
Bamir Topi: I kanë rënë kredencialet, nuk janë kredenciale që kanë rënë këto ditë, por në të gjithë rrugëtimin. Akuzat e tyre karshi klasës politike në përgjithësi, shpeshherë i akuzojnë për bashkëpunim. Cili është bashkëpunimi? Edhe njëherë i kthehem sistemit. Është çimentuar që fituesi vjen për përherë, por edhe domaini i opozitës vjen për përherë, sepse i tillë është sistemi. Ka patur predispozicion për lidershipin, por ka qenë sistemi që i ka kthyer në njerëz shumë të fuqishëm.
Ylli Rakipi: Nuk ishte ky një rast i artë për PD-në?
Bamir Topi: Duhet të kesh kredenciale.
Ylli Rakipi: Kur ngrihen njerëzit edhe me dru edhe me hu, është mundësi edhe për opozitën…
Bamir Topi: Sistemi nuk lejon të dalë një i tretë. Përderisa janë këto dy palë, të gjithë sulmet janë. Nuk ka kredenciale, është kalçifikuar historia e formacioneve politike. Nëse nuk hapet loja do të mungojë rrotacioni gjatë. Ka rrezik ta kesh Ramën si njeriun që do të kalojë edhe Enver Hoxhën në qëndrim në pushtet. Kjo është e papranueshme.