SPORT, 7 Shtator 2017, 06:12

Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë

Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë

Tirana fitoi 1-0 me Kukësin në finalen e saj të 14-të në Superkupën e Shqipërisë, duke e fituar për herë të 11-të trofeun dhe thelluar rekordin absolut në këtë kompeticion për klubet.

Triana e ka fituar 10 herë, më shumë se kushdo tjetër, pikërisht në vitet 1994, 2000, 2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2009, 2011, 2012 dhe 2016.

Janë pesë trajnerët e huaj që kanë fituar Superkupën e Shqipërisë me Tiranën, që të gjithë së bashku kanë koleksionuar gjashtë nga 11 trofetë, pasi spanjolli Hulian Rubio e ka arritur atë dy herë.