TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria barazoi 1-1 me Maqedoninë në “Mlaldost” të Shtrumicës, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Odise Roshi shënoi i pari për Shqipërinë në minutën e 53-të, ndërsa për vendasit barazoi me penallti Trajkovski, pas prekjes me dorë të topit nga e Roshit.
Etrit Berisha u votua si lojtari më i mirë i barazimit 1-1 midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në Shtrumicë.
Portieri i kuqezinjve – i pafat në rastin e penalltisë – thuasje neutralizoi çdo tentativë të Aliovskit dhe Nestorovskit.
Pas fitores me Izraelin në Haifa, Maqedonia shpresonte ta përsëriste suksesin edhe ndaj Shqipërisë, por nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kuqezinjve.
Mediet maqedonase shkruanin se edhe zgjedhja e “Mlladost”-it nuk arriti të sillte gëzim të tifozeria vendase, kjo për shkak të pritjeve të mrekullueshme të Berishës.
Mediat maqedonase po i bëjnë jehonë të madhe shkëmbimit të bluzave të ndeshjes midis futbollistit të Maqedonisë, shqiptarit Enis Bardhi dhe mesfushorit të Shqipërisë, Jahmir Hyka.
Enis Bardhi ishte një ndër më të mirët në fushë për Maqedoninë, por shqiptari ishte i mërzitur në fund të ndeshjes, pasi ajo nuk u shoqërua me fitoren e shumëpritur.
“Fatkeqësisht, ne dështuam për ta fituar ndeshjen. Ne luajtëm kundër një kundështari të fortë”, tha Bardhi.