SPORT, 6 Shtator 2017, 02:51

Angelovski: Nuk jam i kënaqur me barazimin

Angelovski: Nuk jam i kënaqur me barazimin

Trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski, për “Supersport”, u shpreh: “Ishte një ndeshje interesante, mes dy skuadrash mjaft cilësore. E kërkuam fitoren, bëmë më shumë se kundërshtari. Pësuam gol të parët, por reaguam dhe mund të fitonim. Shqipëria humbi rast të pastër me Sadikun, por më pas ne patëm shumë raste, ndaj nuk mund të jem i kënaqur me barazimin.