SPORT, 6 Shtator 2017, 03:03

Spanja shkatërron 8-0 Lihtenshtajnin

Spanja shkatërron 8-0 Lihtenshtajnin

Spanja konsolidoi vendin e saj të parë në grupin G të kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018”,

Pasi mundi 3-0 Italinë në Madrid, vjen edhe goleada kundër Lihteshtajnit për skuadrën e Lopeteguit. Tetë me zero në Vaduz. Këta janë dhe autorët e golave: në pjesën  e parë 3' Sergio Ramos, 15' Morata, 16' Isco, 39' David Silva; në të dytën, 51' e 62' Iago Aspas, 54' Morata, 89' autogol i Goepel.

Spanja është e para me 22 pikë (kundrejt 12 të Italisë), 32 gola të shënuar dhe vetëm tre të pësuar.