SPORT, 6 September 2017, 02:47

Kristian Panuçi: Barazimi, rezultati më i drejtë

Kristian Panuçi: Barazimi, rezultati më i drejtë

Kristian Panuçi e ka cilësuar si të drejtë rezultatin në prononcimin e tij për “RTSH”, por ka theksuar problemet që ai ka me futbollistët e tij, të cilët nuk luajnë në klubet ku aktivizohen.

"Mendoj se është rezultat i drejtë. Të dyja skuadrat patën momentet e tyre të mira. Rivalët fituan një duel në mesfushë dhe më pas nisën një kundërsulm. Ky ishte rasti i tyre më i mirë. Por, ne e pësuam golin vetëm me 11-metërsh. Pra, jo me aksion", tha Panuçi.

Kristian Panuçi doli i pamundur nga sfida delikate me Maqedoninë (1-1) në Shtrumicë, duke qenë konfirmuar veten se është tekniku i duhur për Shqipërinë. Duke i shtuar edhe fitoren 2-0 ndaj Lihtenshtajnit modest, ai grumbulloi 4 pikë nga dy ndeshjet e tij të para zyrtare.