AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 13:12

Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: Mos prisni që e keqja t'ju vijë në shtëpitë tuaja!

Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: Mos prisni që e keqja t'ju

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, u ka bërë thirrje qytetarëve t'u bashkohen protestuesve të Astirit, të cilët po mbrojnë shtëpitë e tyre. Basha tha, se projekti i Edi Ramës është një vjedhje e qartë, ku vlera e një centimetri shkon në 2 mijë euro.

Basha tha se shqiptarët duhet të ngrihen dhe të mos presin që e keqja t'ju vijë në shtëpinë e tyre, sepse do të jetë shumë vonë.

"Tragjedinë që po ndodh me 300 familje që kërcënohen me prishje të paligjshme nga Edi Rama. Kjo është një vijë e kuqe që kërcënon vatrën e çdo shqiptari. Faktet janë të rënda, nuk ka nevojë për interpretim.

Afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur dhe e negociuar direkt nga Edi Rama në dy kompenentë:

Nga rrëmbimi i taksave tuaja dhe rrëmbimi i pronave të gati 317 pronave të familjeve që do të prishen në kundërshtim me ligjin.

2mijë euro për 1 cm: ky është çmimi me të cilin Rama po vjedh paratë tuaja, paratë e taksapaguesve shqiptarë".

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/11/23/basha-mesazh-organizatave-ku-jeni-perballe-kesaj-vjedhje-vetem-hani-dhe-pini-vere-ne-restorante-te-shtrenjta/

/TPZ.AL/