AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 13:01

Aktori i njohur i bën thirrje efektives: Tregoji të vërtetën shqiptarëve, sa gishta humbe dy apo katër?

Aktori i njohur Neritan Liçaj reagon pas protestës së djeshme ku efektivja e policisë humbi gishtat e dores dhe kolegët e saj mbetën të plagosur.

Me anë të një statusi aktori ka vlerësuar policen që pësoi dhunën, por gjithashtu ai i kërkon asaj të thotë të vërtetën, sa gishta ka humbur.

Statusi i plotë i aktorit:

Me shumë respekt ju drejtohem ju oficere e policisë Ina Nuka.

Kam vlerësimin maksimal për ju dhe të gjithë uniformat sepse jam rritur dhe edukuar nga një baba ushtarak. E di shumë mirë sa detyrë të bukur të vështirë plot përgjegjësi dhe delikate keni të gjithë ju në uniformë!

E njoh me detaje formulën e betimit kodin e nderit dhe të të vërtetës që udhëheq parimin tuaj bazë në thirrjen e brendshme që keni si njerëz për t’i shërbyer këtij vendi,kombit dhe flamurit. Për këtë gëzoni mirënjohjen dhe respektin të paktën timin personal.

Do të të isha shumë mirënjohës që në bazë të këtij betimi të të vërtetës dhe sikur ajo t’ju rrezikoj gjithçka deri dhe jetën tuaj sipas kodit të ushtarakut të thoni të vërtetën tuaj..dhe jo atë tregonte propaganda e çartur ku del një herë katër gisht të prerë, një herë dy gishta të prerë, një foto me një gisht të fashuar dhe një me flokë gështenjë me dy duar të fashuara…

Si ushtarake në detyrë e keni gjithë të drejtën dhe detyrën të thoni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe të mos lejoni që nderi juaj si ushtarake në detyrë të bëhet lojë që trazon një vend të tërë që ju jeni betuar ta mbroni.

Me shumë respekt për ju.

Do ishe heroina ime nqs do e bëje këtë gjë. Të tregoje të VËRTETEN para shqiptarëve!