TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë rrugës "Shefqet Musaraj".
Ngjarja ka ndodhur pranë Policisë bashkiake.
Policia ka rrethuar zonën, ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ka gjetur dy gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur kontrollet në spitalet publike dhe private për të rënë në gjurmët e të plagosurit, por deri tani nuk është gjetur asnjë.
Ngjarja e sotme ka ndodhur pak metra nga vendi ku u vra në fillim të këtij viti 32-vjeçari Emiljano Boçi në një atentat me armë zjarri.
Njoftimi paraprak i Policisë
Ka ardhur një telefonatë te salla se në rrugën "Shefqet Musaraj", dyshohet se një person ka plagosur me arme zjarri një shtetas. Policia është ne vendngjarje për verifikimin e informacionit. Deri tani nuk është evidentuar asnjë i plagosur. Po kryhen veprime.