TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ishte i pari deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj që postoi një video nga dita e parë në shkollën “Misto Mame” në kryeqytet ku ishte vendosur në sfond kënga “Lule Velo partizani”.
“Pas 27 vitesh të rënies së komunizmit në Shqipëri, dita e parë e shkollës së fëmijëve fillon me këtë këngë partizane” – shkroi Alibeaj.
Një reagim për këtë ka bërë ministri i Diasporës, Pandeli Majko e ka cilësuar sulmin si të kotë pasi kënga nuk fyen askënd.
“Opozita sot ka protestuar pse është dëgjuar në ambientet e një shkolle “kënga e partizanit të vogël Velo”… Kjo është për të qeshur dhe për të ardhur keq. Çfarë të keqe paska kjo këngë dhe kë fyen ajo?!” – shkruan Majko ndër të tjera.
“Bravo i qoftë asaj shkolle që ka vënë këngë partizane për ditën e parë të shkollës. Ajo është kënga e atyre që rrëmbyen armët kur atdheun ja u pushtuan të huajt. Ky quhet patriotizëm jo komunizëm. Komunizmin nuk ja u sollën partizanët 14-vjeçar. Shikoni sa ish-partizanë janë burgosur gjatë komunizmit dhe pastaj protestoni. E djathta sot është në opozitë jo nga kënga që ju këndojnë kundërshtarët por nga padija për të kënduar një këngë të vetën… Sigurisht” – e mbyll Majko.