AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 19:22

Dalin fotot/ Goditet banda e kokainës, cilët janë pesë shqiptarët e arrestuar

Policia italiane ka shkaterruar nje bande qe merrej me trafikun e droges, kryesisht te kokaines ne Gallipoli.

Mediat italiane bejne me dije se policia e Leçes ka ekzekutuar urdhër-arrestet për 10 persona, duke vënë në pranga 5 shqiptarë dhe 5 shtetas italianë.

Saimir Sejdini
Saimir Sejdini

Sipas hetimeve ata akuzohen për krijimin e një organizate të trafikimit të drogave të forta dhe mbulonin kryesisht zonen e Gallipolit, por edhe perreth tij.

Mes tyre ne pranga eshte vene edhe një anëtar i mafias Sacra Corona Unita.

Policia ka bere me dije emrat e te arrestuarve. Ata jane Saimir Sejdini i ditelindjes 1991, Klodian Shehaj, 36 vjec, Danel Gjoci, 20-vjec, Roxhers Nebiu, 27 vjec dhe Enri Shenaj, 25-vjecar.

Klodian shehaj
Klodian Shehaj

Ne nje konference per mediat, policia italiane ka bere me dije se grupi i trafikaneteve perdorte nje menyre shume efikase per te maskuar aktivitetin, te quajtur “drug and drive”.

Danel Gjoci
Danel Gjoci

Droga shitej me një kosto prej 60 euro për gjysmë gram dhe u jepej klienteve nga makina ne makine.

Roxhers Nebiu
Roxhers Nebiu

Në zhargon “miqtë” ishin dozat e droges qe u jepeshin perdoruesve, ndaj edhe operacioni ishte koduar me emrin “Miqtë e Mi”.

Enri Shenaj
Enri Shenaj

Nderkohe qe nje tjeter shqiptar pjese e bandes, identifikuar si Rrapush Tafa, 25 vjec nuk ndodhet ne Itali, pasi figuron i debuar qe ne shkurt te vitit 2018.