AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 22:14

Panajot Barka: Spartak Ngjela është me origjinë greke

Panajot Barka: Spartak Ngjela është me origjinë greke

Avokat Spartak Ngjela dhe Panajot Barka, janë përplasur verbalisht në studion e emisionit ‘360 Gradë’ të Artur Zhejit në Ora News. Gjatë debatit, studiuesi nga Dropulli u shpreh se kishte zbuluar që fisi i Ngjelës është me origjinë greke.

“Gjeneralët që kanë bërë grushtin e shtetit, ishin edhe ushtarak në Shqipëri. Fisi i Ngjelës rrënjë pas rrënje ishin në Greqi dhe ishin grekë. Ka familje të cilat në Lunxhëri që është i njëjti trung dhe mbiemër”, tha Barka.

Kaq ka mjaftuar që avokati t’i kundërvihet Barkës me etiketime si ‘budalla’, ‘injorant’ etj. Kujtojmë që Ngjela është me origjinë nga Zagoria, njësoj edhe si gazetari Artur Zheji. Më herët gjatë debatit teksa Ngjela po shpjegonte përse Shqipëria quhet ‘Albania’ nga të tjerët, Panajot Barka ndërhyri duke e pyetur se kush ia ka vënë këtë emër. Përgjigjja e Ngjelës ishte e menjëhershme: Jot’ëmë ia ka vënë…