AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 19:41

Putin-Erdogan arrijnë një marrëveshje tjetër për Sirinë

Putin-Erdogan arrijnë një marrëveshje tjetër për

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi sot një marrëveshje me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për krijimin deri në 15 tetor të një zone të demilitarizuar që do të jetë nën kontrollin e tyre në rajonin e Idlibit, bastioni i fundit rebel në Siri.

“Ne kemi vendosur të krijojmë përgjatë linjës së kontaktit duke filluar nga 15 tetori të këtij viti një zonë të demilitarizuar prej 15-20 kilometrash të gjerë”, deklaroi presidenti rus në përfundim të një takimi me homologun e tij turk në qytetin bregdetar rus të Soçit, shkruan atsh.

Dy krerët e shtetit, vendet e të cilëve janë aktorët kyç të konfliktit sirian u takuan sot në qendrën turistike të Soçit, në Detin e Zi për të tejkaluar qëndrimet e kundërta që u shfaqën hapur në samitin ku ishte i pranishëm edhe presidenti iranian, Hassan Rohani në Teheran, më 7 shtator.