TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënderbeu merr tri pikë në Vlorë, por dhe vendin e parë, tani i vetëm pas javës së katërt të Kategorisë Superiore.
Skuadra korçare triumfoi 0-2 ndaj kuqezinjve të Ilir Dajës, të cilët pësojnë humbjen e parë këtë edicion në javën e katërt. Vendosin golat e Blerim Krasniqit dhe Oto Xhon, të cilët festuan golat e parë sezonalë me fanellën e “Ujqërve të dëborës”.
Pjesa e parë ishte e vakët dhe pa shumë raste. Në pjesën e dytë skuadrat nisën që të ngacmonin më shumë, por me miqtë që ishin disi më kërkues dhe kishin më shumë guxim.
Pas ekzekutimi të një goditje dënimi, Krasniqi ishte vigjilent dhe shfrytëzoi maksimalisht një top që mbeti në zonën vlonjate. Menjëherë zëvendësim për sulmuesin, por edhe ai që i zuri vendin bëri po aq mirë. Pak minuta në fushë për Oto Xhon, i cili në rastin e parë që ju krijua arriti që të gjente rrugën e rrjetës.
Skënderbeu avancon i vetëm në krye të klasifikimit me 10 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në kuotën e 7 pikëve po aq sa dhe Kukësi e Partizani.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E Hënë, më 17 shtator, ora 19:45
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
FLAMURTARI 0–2 SKËNDERBEU
Shënues: /Krasniqi 73’, Oto Xhon 86′