TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë publike 5 rregullat që sipas do të jenë baza e vetingut të politikanëve. Me një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Basha rendit këto arsye:
1. Vetingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi.
2. Struktura e Vetingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.
3. Vetingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare.
4. Vetingu i politikanëve do të jetë i pavarur nga ai i drejtësisë.
5. Vetingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizmi i cili nxorri nga zyrat e shtetit 155 persona me të kaluar kriminale.
Deri tani mazhoranca e ka hedhur poshtë këtë ide duke e quajtur arsye për të bllokuar vetingun në sistemin e drejtësisë.