Fluturimi i parë i avionit të ‘Air Albania”, që mban emrin e shkrimtarit të shquar Lasgush Poradeci, ka sjellë akuza e kundër-akuza në skenën politike.
Së fundmi, pjesë e debatit është bërë edhe vajza e poetit Marie Poradeci.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet: “Më shumë se sa gënjeshtra që i ka këmbët e shkurtra është zilia që e ka gjuhën e gjatë. I ka pickuar gjarpri në vend të lik, zoti kryeministër me emrin e Lasgushit, të gjithë ziliqarët e këtij vendi. Ata që nuk gëzohen dhe afirmojnë llafe të kota, as nuk e njohin Lasgushin. Po ata që afirmojnë a konfirmojnë dot? Llapaqenër që jeni mësuar vetëm me gjëra të ndyra dhe me sherre, vetëm shani sepse gjërat e bukura ja u helmojnë mendjen. Le të pëllcasin Zoti kryeministër”.