TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër persona janë plagosur në dalje të qytetit të Laçit pas një konflikti masiv.
Sherri ka ndodhur mes dy grupeve por ende nuk dihen motivet e sakta të konfliktit. Ngjarja ka alarmuar banorët dhe bizneset, ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në qytet deri në qartësimin e situatës.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur Gege Gegaj, Erlin Shaploci, Gazmend Shaploci dhe Islam Shaploci. Në gjendje të rëndë shëndetësore janë Gegë Gegaj dhe Erlin Shaplozi, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas raportimeve të para policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person.
Më poshtë njoftimi i policisë.
Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar shtetasi G.G.ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor. Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre. Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe shtetasi G.G., pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi. Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes