TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka i ka kërkuar miqve të tij nga e gjithë bota që të shpërndajnë atë që po ndodh me studentët në Shqipëri.
Miqtë e mi ndërkombëtarë, ju lutem, nëse shihni këtë mesazh dhe ndjeni vuajtjen e studentëve shqiptar, shpërndajeni këtë me gazetarët internacional.
Muka ka shkruar për disa nga problematikat që i kanë bërë studentët të dalin për të protestuar.
“Studentët shqiptar në të gjithë vendin, janë duke protestuar sepse në universitete nuk kanë infrastrukturën bazike, duke përfshirë ngrohjen, tualetet, Wi-Fi, biblioteka apo akses në artikuj shkencor.
Studentët shqiptar protestojnë sepse profesorët nuk shkojnë në leksione, ata kërkojnë para ose favore seksuale për të kaluar një provim, shumica e tyre kanë diploma fallso dhe tituj fals”, shkruan Muka ndër të tjera.