TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon protesta e studentëve përpara kryeministrisë, ndërsa një prej studenteve që ka marrë fjalën i ka kërkuar kryeministrit Rama që të hapë dritaret e zyrës.
Ajo u shpreh se tani e tutje Rama duhet të quhet kryememe dhe jo kryeministër dhe burrë shteti i një vendi.
“Zoti Rama hapi pak dritaret mos ki frikë se nuk të gjuajmë. Zoti Rama këtu në shesh nuk është as Luli dhe as Monika, tani bëje foton që e ke sheshin plot.
Ne jemi student zotri Rama dhe nuk jemi as ngelës dhe as shpellarë. Nuk di zoti Rama nëse kemi folur me një kryeministër apo me një meme.
Do futesh në histori si një kryeministër instagrami, unë kam mësuar se diaologu bëhet me një burrë shteti dhe jo me një meme”, u shpreh një prej studenteve që mori fjalën në protestë.
Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama postoi një foto nga protesta, që me gjasa ishte marrë shumë orë më parë, pasi protesta duket të jetë mjaft masive sot.