AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 12:29

Hidhet shorti: Këto janë çiftet e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve

Do të hidhet pas pak në Nion të Zvicrës shorti i Ligës së Kampioneve, teksa skuadrat e kualifikuara nga faza e grupeve mësojnë kundërshtarët.

3201302_HC2_4324

Rregullorja pengon përballjet mes ekipeve që kanë qenë së bashku në fazën e grupeve ose që vijnë nga i njëjti shtet, ndaj do të jetë e sigurt se nuk do të ketë derbi të Madridit apo Mançesterit dhe as klasike gjermane apo spanjolle.

Për kampionët në fuqi të Realit të Madridit, ashtu si për të gjithë ekipet e vazos së parë, rreziku janë Atletiko e Madridit dhe Liverpuli, finaliste edicionit të kaluar, teksa shpresa për një short të lehtë kalon nga Gelsenkirsheni i Shalkes, apo Ajaksi i Amsterdamit dhe francezët e Olimpikut të Lionit.

champions

Te vazoja e dytë thuajse të gjitha ekipet urojnë që shorti t’u rezervojë Porton, me portugezët që, të paktën teorikisht, duken rivali më i lehtë ndër ata që janë kualifikuar si të parë në grupet e tyre.

3201303_HC2_4325

Juventusi është mes favoritëve, por Alegri do ta evitonte një konfrontim në shkurt me Liverpulin apo Atletikon, ndërkohë që disa ekipe nga vazoja e parë do të duan të shmangin Romën, e cila po kalon një moment negativ, por që nuk është e thënë që ai të zgjasë disa muaj.

VAZO 1

BORUSIA DORTMUND

BARCELONA

PSG

PORTO

BAJERN MYNIH

MANÇESTER SITI

REAL MADRID

JUVENTUS

VAZO 2

ATLETIKO MADRID

TOTENHEM

LIVERPUL

SHALKE 04

AJAKS

LION

ROMA

MANÇESTER JUNAJTID

PËRBALLJET: