AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 11:52

Pedagogu thirrje Metës: Shpall gjendjen e emergjencës kombëtare për arsimin; studentët të shpallen ‘Nderi i Kombit’

Pedagogu thirrje Metës: Shpall gjendjen e emergjencës kombëtare

Protestës së studentëve i janë bashkuar sot edhe pedagogët.

Një prej tyre, pedagog në Universitetin e Arteve, gjatë fjalës së mbajtur i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të shpall gjendjen e arsimit në Shqipëri emergjencë kombëtare.

Pedagogu kërkoi që studentët të shpallen ‘Nderi i Kombit’ pasi janë ata që rrëzuan komunizmin dhe po rrëzojnë edhe neokomunizimin.

“I bëj thirrje jo kryeministrit po Presidentit të Republikës që ta shpall gjendjen e arsimit në Shqipëri emergjencë kombëtare, dhe t’i shpallë studentët shqiptarë nderi i kombit. Jeni ju që rrëzuat komunizmin, jeni ju që po rrëzoni neokomunizmin, jeni ju që nxorët në pension të parakohshëm gjithë klasën politike që është përgjegjëse.

Vettingu i pedagogëve duhet t’i jepet përparësi para vettingut të prokurorëve.

Buxhetin ju e keni kërkuar me modesti 5 %, 50 % duhet ta kërkoni. Ne jemi një vend shumë i varfër por pasuria më e madhe jeni ju studentët. Jam i bindur që jo vetëm do të fitojmë”, u shpreh pedagogu.