AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 13:49

DETAJE/ Si ndodhi përplasja midis policisë dhe studentëve para Kryeministrisë

DETAJE/ Si ndodhi përplasja midis policisë dhe studentëve para

Është tensionuar situata në protestën e studentëve para kryeministrisë, për herë të parë në 13 ditë tubim.

Një grupim personash kanë nisur të përplasen me policinë, por ky episod ka zgjatur vetëm disa sekonda, pasi ata janë ndaluar fillimisht nga vetë studentët.

Ajo që ra në sy ishte një tjetër gjest qytetarie nga ana e studentëve, të cilët kanë krijuar një kordon sigurie duke “lidhur” duart mes tyre, për të mos lejuar turmën që të përplaset me policinë.

Shkak për këtë moment tensioni mësohet se është bërë tentativa e disa personave për të kryer një marshim rreth godinës së kryeministrisë, por nuk janë lejuar nga policia për arsye sigurie.

Kanë qenë vetë studentët ata të cilët kanë shuar konfliktin dhe i kanë bërë thirrje turmës për qetësi, pasi protesta e tyre është paqësore.