TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët të cilët po protestojnë prej disa orësh para kryeministrisë kanë hedhur sërish flakadanë.
Kjo ka bërë që një pjesë e studentëve të kërkojnë largimin e personit që hodhi flakadanët, pasi sipas tyre protesta duhet të jetë paqësore. Por një pjesë e tyre mendojnë se protesta duhet të përshkallëzohet dhe më tepër pasi kryeministri nuk po u jep një përgjigje.
“Edhe mund të jenë studentë ato që i hodhën tymueset, pasi kështu si po vjen gjendja duhet të ketë diçka ndryshe.
Kur nuk ka një përgjigje të saktë nga kryeministri, protesta duhet të përshkallëzohet dhe të bëhet pak më agresive.”- u shpreh një student.
Kujtojmë se para kryeministrisë janë shtuar forcat e sigurisë, ku siç shihet dhe nga fotot ka një numër të madh policësh.
Megjithëse kryeministri Edi Rama ka kërkuar dialog për plotësimin e 8 pikave të vendosur prej tyre, studentët në mënyrë të vendosur refuzojnë të negociojnë me qeverinë.
Kërkesat e studentëve:
1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.