TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Majkëll Shumaker është duke luftuar prej 5 vitesh me jetën e tij, që prej 27 dhjetorit të 2013 kur ai u rrëzua duke bërë ski.
Edhe pse është shumë e vështirë të mësohet për gjendjen aktuale të tij, pasi pjesëtarët e vetëm që e vizitojë kampionin e Formulës 1 janë familjarët dhe miku i tij Zhan Tod, “Daily Mail” ka arritur të zbulojë disa informacionet tepër interesante.
Mësohet se Shumaker ka pasur disa përmirësime kohët e fundit, teksa mënyra e të ushqyerit dhe pozicioni i tij i ndenjes nuk është i detyrueshëm të jetë shtrirë në krevat.
Shumaker mund të ngrihet nëpërmjet karrigeve të specializuara dhe të përshtatura për të.
Kostoja për shërbimet e bëra ndaj ish-pilotit të Formula 1 shkon afro 50 mijë paund në javë. Familjarët e 50 vjeçarit nuk dorëzohen dhe besojnë se Shumi do të normalizohet.