AKTUALITET, 3 Tetor 2019, 16:43

Tatimorë zbarkojnë në “Syri.net”, Albana Vokshi: Sulm politik

Tatimorë zbarkojnë në “Syri.net”, Albana Vokshi: Sulm

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën për sulmin që po bën shteti ndaj SYRI.net dhe SYRI TV.

"Edhe një javë më parë Edi Rama me urdhër politik, shoqëroi gazetarët e SYRI.net, i kërcënoi dhe i ndaloi për disa orë pa asnjë arsye", tha Vokshi ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Albana Vokshit në SYRI TV:

Kam ardhur shumë e shqetësuar pas lajmeve që erdhën se shteti kishte sulmuar SYRI-n.

Informacionet që ne morën ishte se që në mëngjes se kishin ardhur tatimorët duke kërkuar ID, kartat dhe duke ushtruar presion psikologjik ndaj SYRI-t.

Rama po përdor të gjitha mënyrat që të mbyllë gojën e SYRI.net.

Kur Rama nuk e blen, nuk e mbyll dot atëherë nis sulmet ndaj mediat, gazetarëve.

Edhe një javë më parë Edi Rama me urdhër politik, shoqëroi gazetarët e SYRI.net, i kërcënoi dhe i ndaloi për disa orë pa asnjë arsye.

PD ka informuar dhe po informon të gjitha institucionet e huaja, të gjitha organizatat, me OSBE, me Bashkim Europian, me të gjitha institucionet e BE-së dhe KE-së për këtë sulm të Edi Ramës ndaj SYRI.net.