AKTUALITET, 3 Tetor 2019, 16:07

Kryemadhi: Sapo hap sytë çdo mëngjes, Ilir Meta më thotë pse i dogjët mandatet…

Kryemadhi: Sapo hap sytë çdo mëngjes, Ilir Meta më

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Në një intervistë për “Report Tv”, Kryemadhi zbuloi edhe se çfarë i thotë Presidenti Ilir Meta, njëkohësisht bashkëshorti i saj, çdo mëngjes.

Sipas Monikës, Meta çdo mëngjes, sapo hap sytë ankohet për djegien e mandateve.

“Di të them që është i pakënaqur me çështjen e mandateve. Sapo hap sytë çdo mëngjes më thotë pse i dogjët mandatet,”– tha Kryemadhi dhe filloi të qeshte.