AKTUALITET, 3 Tetor 2019, 14:58

Sulm në Paris, një burrë vret katër oficerë në selinë qëndrore të policisë

Sulm në Paris, një burrë vret katër oficerë në

Një burrë i armatosur me thikë ka vrarë katër oficerë, jashtë selisë qëndrore të policisë në Paris.

Sipas mediave franceze, agresori ka qenë një anëtar i stafit. Ai është qëlluar për vdekje nga policia, pas vrasjes së katër oficerëve.

E gjithë zona ku ka ndodhur sulmi, është rrethuar nga policia dhe ministri i Brendshëm, Christophe Cstaner ndodhet në vendngjarje.

Ky sulm vjen një ditë pasi policia franceze ishte në grevë, si pasojë e dhunës ndaj oficerëve dhe rritjen e vetëvrasjeve brenda forcës policore. /TPZ.al