AKTUALITET, 3 Tetor 2019, 15:08

Tjetër aksident në Korçë, përplasen dy mjete, një i plagosur

Tjetër aksident në Korçë, përplasen dy mjete,

Një tjetër aksident është shënuar në Qafën e Plloçës dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa nga përplasja janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.