TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas vjedhjes së kryer në parkun e Ministrisë së Brendshme të disa pajisjeve elektronike.
Ai shprehet me ironi se pre e vjedhjeve ka rënë institucioni që është “kundër vjedhjes”.
Me një shënim në “Facebook”, Salianji pohon se vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit të organizuar.
Postim i Salianjit:
Vidhet ministria kundër vjedhjes!!!??♂️ Qytetarët presin mbrojtje, këta i vjedhin vetë! Qytetarët presin rend dhe siguri, presin që autoriteti i shtetit ti sigurojë mos vidhen, dhunohen, vriten, larg qoftë të presin dhe luftën ndaj krimit të organizuar, kriminalitetit dhe korrupsionit të lartë se me këta qeveria është bashkëpunëtore… por vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja përfund e autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit! Prandaj droga po vërshon nga katër anët dhe vrasjet me pagesë janë si blerjet në supermarket.