TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë projektligjin e Qeverisë për sa i përket tokave bujqësore dhe titujve të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi. Sot është zbardhur dhe draf –raporti i Venecias, i cili i ka sugjeruar Kuvendit që t’i bëjë draftit disa korrigjime. Mes vërejtjeve kryesore janë paqartësia dhe hapësira rregulluese që projektligji i lejon Qeverisë.
“Projektligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve”, thuhet në Raport.
Kuvendi i kërkoi pak kohë më parë mendim Venecias, posaçërisht për netet 7 dhe 9, nëse binin ndesh me të drejtat e njeriut dhe pikërisht këtu ekspertët e Venecias evidentojnë probleme
Sipas Venecias këto dy nene janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për këto arsye Komisioni fton ligjvënësit shqiptarë të rishikojnë draftin dhe ofrojnë disa rekomandime.
REKOMANDIMET E KOMISIONIT TË VENECIAS
Përcaktoni natyrën deklaruese të aktit të regjistrimit të titujve, veçanërisht AMTP, në projektligj. Të rishikojë nenet 7 dhe 9 dhe artikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshëm i tokës me shpresën e ligjshme për t’u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokollit 1 të KEDNJ. Të përcaktojë në vetë p/ligjin mangësitë që parandalojnë vërtetimin e AMTP-ve, si dhe të kufizojë hapësirat rregulluese në dispozicion të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshëm. Të parashikohen në p/ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural, veçanërisht kur lidhen me transferimin e titujve të pronave bujqësore. Të përfshijnë në p/ligj përcaktimet thelbësore për titujt e pronave bujqësore. Të përcaktohen në p/ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t’u dëgjuar para vendimit të autoriteteve për të shpallur të pavlefshëm AMTP. Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuara.
Ekspertët e Komisionit të Venecias mbërritën pak javë më parë në Shqipëri, ku takuan përfaqësua të maxhorancës, opozitës, Kuvendit dhe shoqërisë civile. Ata pas takimeve nuk dhanë asnjë deklaratë, ndërsa palët politike zbuluan pak detaje.