TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy turistë kanë mbetur të plagosur pas një incidenti të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Syrit të Kaltër, një nga pikat turistike më të vizituara dhe më tërheqëse në Jug të vendit.
Nga reshjet e tepërta ka rrëshqitur një shkëmb duke shkaktuar dhe plagosjen e dy turistëve të huaj, njëri prej të cilëve izraelit.
Dy turistët kanë pësuar fraktura në gjymtyrët e poshtëm dhe janë duke marrë ndihmën mjekësore ne Spitalin e Sarandës. Sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se dy turistët kanë ardhur në Sarandë me një kompani greke me krocierë për të vizituar zonat turistike.