AKTUALITET, 3 Tetor 2019, 15:58

Komisioni Hetimor për Metën mbi 30 qershorin, Kuvendi voton shtyrjen e afatit me dy muaj

Komisioni Hetimor për Metën mbi 30 qershorin, Kuvendi voton shtyrjen e

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka zgjatur afatin e Komisionit Hetimor, i cili ka për detyrë dhe synon, hetimin e veprimtarisë së Presidentit të Republikës, Ilir Meta për qëndrimet e tij mbi shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Shtyrja e afatit mori 103 vota pro, ndërsa ky komision ka shtyrë veprimtarinë e tij edhe për dy muaj të tjerë.

Për këtë çështje është shprehur edhe Komisioni i Venecias, i cili theksoi se Meta, ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, por nuk ka shkelje të rënda për shkarkim.