AKTUALITET, 3 Tetor 2019, 14:26

Vjedhja te Ministria e Brendshme, policia jep detajet

Vjedhja te Ministria e Brendshme, policia jep detajet


Policia e shtetit ka reaguar lidhur me vjedhjen në ambientet në pronësi të Ministrisë së Brendshme.

Sipas policisë persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të Ministrisë së Brendshme, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .