TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shpreh gatishmërinë për të marrë në mbrojtje edhe godinat e Ministrisë së Brendshme…”, shkruan aktivisti Gentian Gaba në facebook duke ironizuar vjedhjen që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në godinën e Ministrisë së Brendshme.
Vjedhja e ministrisë ka ndodhur vetëm pak hapa larg sheshit të Teatrit Kombëtar, ku një grup artistësh e qytetarësh protestojnë 24 orë në mbrojte të kësaj godine, që pas një mësymje të policisë për ta rrethuar e bërë gati për shembje sipas planit të Bashkisë Tiranë.
Më 24 korrik mbrojtësit e Teatrit u përballën me policinë deri në përplasje fizike, derisa arritën të marrin nën mbrojte godinën duke qëndruar 24 orë aty për të mos lejuar një tjetër aksion policor për rrethimin e saj.
Kjo është vjedhja e dytë brenda muajit, ku janë grabitur kondicionerë, printera, skanera, kompjutera dhe sende të tjera me vlerë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në datën 2 tetor, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet.