TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Risia e madhe e trajnerit të Kombëtares për grumbullimin në kuadër të ndeshjes eliminatore të Turqisë, do të jetë mesfushori Lindon Selahi.
20-vjeçari ishte pjesë e listës së pritjes në grumbullimin e kaluar, megjithatë këtë herë do të jetë pjesë e skuadrës.
Selahi aktivizohet në Holandë me skuadrën e Tuentes, dhe konfirmimi i lojtarit nga tekniku Reja ka ardhur pikërisht nga mediat holandeze.
Selahi është rritur në Belgjikë, dhe karrierën e ka bazuar të skuadrat belge ndërsa në sezonin e kaluar ishte pjesë e Standart Liezh. Por, në qershor të këtij viti mesfushori firmosi një kontratë dyvjeçare me Tuenten.
Selahi ka qenë pjesë edhe e moshave të Shqipërisë U17, dhe U 21.
Kështu, pas afrimit të Klaus Gjasulës në grumbullimin e kaluar, i cili rezultoi një bast i fituar nga trajneri Reja, këtë herë risia e italianit është Lindon Selahi.