TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin mafioz të ish-policit Santiago Malko, në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.
Sipas gazetares së kronikës, Klodian Lala, personi i vetëm i arrestuar për krimin e rëndë, shtetasi Bledi Teta, nuk po hetohet nga policia vetëm për veprën penale të moskallëzimit të krimit, si në fillim, por tashmë ai është nën hetim edhe për veprën penale të vrasjes me paramendim.
“Aktualisht dosja ka kaluar te Krimet e Rënda. Bledi Teta është i vetmi i arrestuar për ngjarjen. Teta po hetohet për vrasje të paramenduar, ndryshe nga më parë, që hetohej vetëm për moskallëzim të krimit. Rezulton se Teta është i lidhur ngushtë me personat e dyshuar për vrasjen e Malkos.
Në kohën që kërkohej nga policia, ai është fshehur në shtëpinë e bashkëjetueses së tij, ndërsa ka aplikuar dhe për vizë për në Kubë”, tha gazetarja Lala.