TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati i Saimir Tahirit ka bërë kërkesën e tij pranë Komisionit të Mandateve, që Saimir Tahirit, të mos i hiqet imuniteti.
Tahiri ka marrë fjalën dhe ka thënë se është me kokën lart, dhe se kërkon të vërtetën por nuk duhet t'i hiqet imuniteti dhe nuk duhet të arrestohet.
"Ja u them qartazi, prerë dhe me fytyrën lart, unë do jem këtu dhe nuk do të lëviz asnjë sekond derisa të dalë e vërteta. Unë nuk i përkas rracës politike, që kur prokurori hetonte bëhej lavire. Unë do kërkoj që e vërteta të dalë në dritë pa asnjë lloj hezitimi. Unë refuzoj sa të kem frymë, çdo lloj politizimi të llumit të rrugës dhe kujtdo lloji tjetër, që të më vërë pesha dhe ngarkesa të padrejta."
Deputeti Alibeaj e ka kundërshtuar Tahirin, duke thënë se ai vetë e refuzoi imunitetin përballë drejtësisë por sot po kërkon t'i shmanget drejtësisë.
TPZ.AL